Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i Thatë në Tiranë

21 June 2022, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i
Armët e gjetura

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar në kryeqytet.

Armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre.

Armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira.

Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.

Pak ditë më parë në Tiranë u zbulua një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.


Video