Shkarkohet sekretari në Ministrinë e Peleshit, nuk realizoi projektin për ngritjen e 2 satelitëve

21 June 2022, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet sekretari në Ministrinë e Peleshit, nuk realizoi projektin
Ardian Kamenica dhe Edi Rama

Është shkarkuar nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Kamenica.

Bëhet me dije se Kamenica është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka arritur të realizojë planin për ngritjen e 2 satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania2”. Bëhet me dije se në vendin e Kamenicës është vendosur Geraldina Prodani.

Kujtojmë që rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundërligjshme.


Video