Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat në Astir në orët e para të mëngjesit sot, ku u lënduan tetë banorë dhe u dogjën katër automjete.
Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, Dritan Llanaj.
Njëherazi edhe pronar i pallatit, Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj për çështje pronësore.
View this post on Instagram