"Sanço" i Memaliajt "MIK" në burg me Alket Rizain, Greqia e kërkonte deri ditën që vdiq për...

21 Qershor 2022, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra në atentatin me tritol në Tiranë rezulton të ketë një dosje kriminale në Greqi. Mësohet se Sadikaj deri në ditën që u vra në Tiranë ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vepra të ndryshme penale, si grabitje, vjedhje e plagosje. Në shtetin fëinj, Sadikaj përdorte tre gjeneralitete dhe një prej tyre ishte Aleksandër Kalemi.

Autoritetet greke kishin dërguar një letër porosi në Shqipëri për 27-vjeçarin, por nuk dihet përgjigja që ka marrë prej tyre. Sadikaj ishte akuzuar edhe për një vrasje në Greqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2016 për pazare droge. Ai kishte miqësi edhe me të burgosurin e famshëm shqiptar Alket Rizai.

Sadikaj u vra në Tiranë. Ai po udhënte me makinë në momentin që shpërtheu tritoli që i kishin vendosur poshtë sediljes së tij. Sadikaj arriti të dilte me këmbë të këputura nga mjeti dhe u dërgua në spital nga kalimtarë rastësorë, ku dhe ndërroi jetë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën problematike të të riut. Sadikaj ishte skeduar në Shqipëri për vjedhje, grabitje, plagosje e vrasje.


Video