"E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit", babai i Aleksandër Sadikajt: Ishte djalë i mirë, vetëm shpirti im e di…

21 June 2022, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit", babai i
Aleksandër Sadikaj

Babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj ka folur në News24. Babai i është shprehur se lajmin e ka marrë nga televizori. 

"E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit. Ishte si bombë. Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përvecse kisha ditëlindjen para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindjes, kaq. Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë. Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat, që hapin televizorin dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla. Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e trillime, vetëm shpirti im e di", babai i Aleksandër Sadikaj. 

Kujtojmë se 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj i cili u ekzekutua disa ditë më parë në një atentat të mirëorganizuar kundër tij, është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. I riu, kishte prindërit të divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij në Memaliaj ku dhe kishte biznesin, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në janar të 2022.


Video