Një aksident i rëndë që për pak nuk u kthye në tragjedi ndodhi ditën e diel në mes të Tiranës, ku një makinë “Benz G-Class” përplasi në rrugë çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha.
Mjeti i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili është arrestuar tashmë nga policia pasi u largua nga vendngjarja, ka qenë me shpejtësi të frikshme dhe ka hyrë me semafor të kuq, ku dhe ka përplasur familjen Konomi.
Drejtori i Patentave, Blendi Gonxhe ka thënë se 39-vjeçari nuk ka patur pezullim të patentës. Gonxhe ka pohuar se do ketë përsosje të sistemit të vlerësimit të këtyre. Do të merremi gjatë, do kontrollojmë njerëzit më përsëritës.
"Ka pasur tetë shkelje, por nuk ka pasur pezullim patente. Ka marrë patentën para tetë viteve në Gjirokastër, nuk ka masa në progres me njëra tjetrën. Ka vetëm një shkelje në 2021 dhe një në 2022. I është bllokuar patenta dje 24 muaj nga aksidenti i djeshëm. Është gjetur nën ndikimin e drogës, këtu shtohen masat. Ai nuk hyn në shkollë pa u vlerësuar se është i pastër.
Jemi mbledhur, do ketë përsosje të sistemit të vlerësimit të këtyre. Do të merremi gjatë, do kontrollojmë njerëzit më përsëritës. Do kemi një test i veçantë për individët përsëritës. Do jetë i ruajtur më gjatë se testet e tjera. Urojmë që këta mos të kthehen në rrugë, të mos i marrin testet që flasim", tha Gonxhe.