Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe foshnjën 3-muajsh (pamje nga vendngjarja)

8 May 2022, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Një makinë tip Benz me targa të huaja ka aksidentuar një çift dhe foshnjen e tyre në vijat e bardha në afërsi te Rruga e Kavajës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:25 minuta të ditës së sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se “një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh.”

Të tre janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

      

Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe Po kalonin në vijat e bardha, makina përplas çiftin dhe 



Video