
21 vjeçari Kristjan Medolli është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit ka dhënë për të arrest me burg. Policia ka ngritur post-blloqe ne aksin nacional Korçë-Pogradec për të bërë të mundur kapjen e tij.
I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhje banese. A është larguar nga garazhdi i Gjykates pas mbarimit te mases se sigurisë.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.