Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është publikuar në media momenti i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e 6 majit në Kryebushat të Shkodrës.
Në pamje duket se si automjeti tip “Golf” futet pa sinjal për të hyrë në një pikë karburanti dhe përplaset me motorin me të cilin po lëviznin dy turistët polakë, të cilët ndërruan jetë në vend.
Waldemar MakoWski, 45 vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare janë turistët polakë që humbën jetën në aksident. Postimin e fundit në rrjetet sociale e kishin në Malin e Zi.
Drejtuesi i makinës u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit. Nga kryerja e testit të alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.