E fundit/Shkrumbohet një banesë me 4 persona, njëri prej tyre pëson djegie

7 May 2022, 22:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E fundit/Shkrumbohet një banesë me 4 persona, njëri prej tyre
Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë banesë jetonin 4 persona, tre prej të cilëve arritën të shpëtonin vetë, ndërsa tjetri u nxorr nga forcat zjarrfikëse.

45-vjeçari Fatmir Sheu që u nxorr nga zjarrfikësit ka marrë djegie të lehta.

Shkak i zjarrit deri më tani dyshohet të jetë një qiri. 


Video