"Ik o malok"/ U vra për një fjalë goje, zbulohet si nisi sherri tek lokali në Tiranë

7 May 2022, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ik o malok"/ U vra për një fjalë goje, zbulohet si

Janë  zbardhur detaje të reja nga krimi i regjistrua këtë të shtunë në Tiranë, ku u vra me thikë Ilir Kapo nga Olgert Dhimitri.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një sherr banal. Burime bëjnë me dije se fillimisht ata kanë debatuar dhe Kapo e ka sharë Dhimitrin duke i thënë "Ik o malok". 35-vjeçari e ka marrë këtë si ofendim dhe e ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Harry Fultz”, ku si autori dhe viktima po konsumonin alkool. Dyshohet se Olgert Dhimitri, përveç alkoolit, ishte dhe një konsumator i lëndëve narkotike. 

Ai është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë para drejtësisë.


Video