Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një person ka humbur jetën, pasi është goditur me thikë.
Oligert Dhimitri pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar me thikë Ilir Kapon. Ky i fundit nga plagët e rënda ka humbur jetën në spital. Viktima Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të "Harry Fultz", shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.