Edi Paloka, Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD bëri me dije se ditën e nesërme në të gjithë komisariatet e vendit me organizimin e PD do ketë një protestë pas ngjarjes në Kavajë ku i riu Ilvi Meta u gjet i vdekur në Komisariatin e Kavajës.
"Më e rëndësishme se rizgjedhja ime në krye të Këshillit Kombëtar ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar, u miratua një rezolutë që përcakton qëndrimin e PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit ku përcaktohet qartazi qëndrimi që duhet të mbajë grupi parlamentar pasi siç e dini Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që përcakton linjën politike të PD.
Një tjetër vendim i rëndësishëm, nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do ketë një protestë të heshtur përpara të gjithë komisariateve në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një i ri u gjet për fat të keq në qelinë e Komisariatit të Kavajës.
Pavarësisht cili është fakti dhe e vërteta që do dalë nga hetimi ky është një akti i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri.
Nesër në orën 8:00 protestë para gjithë komisariateve në gjithë rrethet e Shqipërisë. Ndërsa para Kryeministrisë në Tiranë në orën 8 do ketë protestë të heshtur të anëtarëve dhe të rinjve të PD. Do ndizen qirinj para institucioneve që thashë”, tha Paloka.