Mbërriti në gjykatë me qese me rroba, lihet pas hekurave pedofili i Lezhës

6 May 2022, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbërriti në gjykatë me qese me rroba, lihet pas hekurave pedofili

Gjykata e Lezhës ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Kristjan Gjonin, 44-vjeçari i cili u denoncua nga emisioni "Piranjat" për pedofili.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, teksa mësohet se Gjoni ka shfaqur pendesë para togave të zeza për aktin e kryer. Ai ka mbërritur sot në dyert e gjykatës me një çantë me rroba me vete, ku dukej se e priste futjen në qeli. 

Ndaj Kristjan Gjonit ka qenë një kurth i ngritur në rrjetet sociale që e çoi atë në pranga. Gazetarja iu prezantua atij si Kejsi dhe me moshë 15-vjeça. Edhe pse i ishte thënë se po fliste me një të mitur, Kristjan Gjoni i dërgonte foto dhe video intime, madje edhe shkoi nga Lezha në Tiranë për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ai tashme po hetohet nëse ka patur raste të tjera të abuzimeve seksuale. Deri tani, ndaj tij nuk është bërë asnjë denoncim e për këtë qëllim policia kërkon edhe bashkëpunimin e qytetareve për të denoncuar.


Video