
Policia e Kukësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombër nga drejtësia spanjolle. Në kuadër tëoperacionit të koduar "Alias" është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës shtetasi Anxhelino Kallozi alias Anxhelino Kothere, 27-vjeç, banues në Fier.
Ai akuzohet nga drejtësia spanjolle për trafik të lëndëvenarkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim dokumentash.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Organizata kriminale" dhe "Falsifikim i dokumenteve", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës." thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.