Lidhje me krimin, shkarkohet nga KPK prokurori Arjan Ndoja

6 May 2022, 09:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhje me krimin, shkarkohet nga KPK prokurori Arjan Ndoja
Prokurori Arjan Ndoja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.

Ndoja nuk ka justifikuar pasurinë dhe është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.

Krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoja u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.

Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar pikërisht çështja e atentatit sollën debate mes tij përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs.

Ky i fundit i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë  e tij të bënte këto veprime.

Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.


Video