Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që u kushtoi jetën dy turistëve nga Polonia.
Ata po udhëtonin me një motor shumë-kubikësh ku në zonën e Kryebushatit u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën.
Viktimat janë Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare. Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinës 27 vjeçari me inicialet D.GJ. po shkonte për në Shkodër.
Te dy drejtuesit kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi i makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.
Policia e Shkodrës bën me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.