
Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar sot lindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në një postim në Twitter të ambasadës amerikane, kryediplomatja e SHBA-ve në Shqipëri shprehet se beson se këmbëngulja legjendare e tij mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve.
“Unë besoj se kurajo dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm”, shkruan Yuri Kim.
Krahas shkrimit, ambasadorja amerika ka shpërndarë një foto të sajën nga sheshi Skënderbej, ku pas saj duket dhe busti i heroit tonë kombëtar.
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim mbi heroin kombëtar dhe luftëtarin më të madh Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili u lind në këtë ditë, 6 maj, në 1405. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”, thotë Ambasada e SHBA.
“I believe the legendary courage & perseverance of Skanderbeg remains alive in the hearts of today’s ????????,” @USAmbAlbania Yuri Kim on ????????’s national hero & greatest warrior Gjergj Kastriot Skenderbeu who was born on this day, May 6, in 1405. Today, we celebrate his history & legacy. pic.twitter.com/iZig7E3ap7
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 6, 2022