Rezoluta e PD për zgjedhjen e Presidentit, Spiropali: Nuk njohim vendime nga instanca non-grata

6 May 2022, 19:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezoluta e PD për zgjedhjen e Presidentit, Spiropali: Nuk njohim vendime
Edi Rama dhe Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se grupi Parlamentar Socialist nuk e njeh rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së për zgjedhjen e Presidentit.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, shkruan në Facebook Spiropali, që është edhe pjesë e treshes së negociatorëve nga mazhoranca në konsultimet për Presidentin e ri.

 


Video