Zyrtare/ Kush janë dy kandidaturat për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së

6 May 2022, 17:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zyrtare/ Kush janë dy kandidaturat për kreun e Këshillit

Janë zyrtarizuar dy kandidaturat për kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Edi Palokën dhe Eleina Qiriçin, të cilët do votohen me votë të fshehtë nga anëtarët e Këshillit në mbledhjen e sotme të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Edi Paloka ka qenë me herët kreu i Këshillit Kombëtar deri në momentin kur u shkarkua nga Lulzim Basha në kohën kur filloi përplasja me Berishën, ndërsa Eleina Qiriçi ka qenë deputete e PD-së në Qarkun e Korçës gjatë legjislaturës 2013-2017.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të fillojë në orën 18:00 dhe do të diskutohet dhe për procesin për zgjedhjen e presidentit. Edhe pse ju ka shkuar ftesa, në këtë mbledhje pritet të mungojnë 35 deputetët që refuzuan të shkonin dhe në Kuvendin e 30 Prillit.


Video