Mblidhet Kryesia e grupit parlamentar të PD, zbardhen dy vendimet e marra

6 May 2022, 11:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mblidhet Kryesia e grupit parlamentar të PD, zbardhen dy vendimet e marra

Kryesia e grupit parlamentar të PD-së është mbledhur pak orë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri, e cila ka zbardhur dhe dy vendimet e marra.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pampuri bën me dije se me shumicë votash është vendosur që kryesia e grupit të PD-së të mblidhet rregullisht çdo javë, të premten në orën 09:15. Ajo thekson gjithashtu se është vendosur që ditën e hënë të mbahet një mbledhja jashtë radhe e Kryesisë.

Postimi i plotë:

NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi cështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.


Video