Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Lulzim Basha është nisur me Agron Gjekmarkajn për në Amerikë, por e kanë zbritur në Romë.
Ai tha se Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara.
“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat. Tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Gjekmarkajn, e zbritën në Romë të Italisë”, tha Berisha në News24.