Berisha: Basha mund të krijojë parti të re, por grupi që e mbështet është i parëndësishëm

5 May 2022, 22:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Basha mund të krijojë parti të re, por grupi që e
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ka një grup pro-Basha, edhe pse sipas tij, me një rënie katastrofike.

Sipas Berishës në një të ardhme, Lulzim Basha mund të krijojë edhe një parti të re, por ai tha se grupi që e mbështet është i parëndësishëm.

Në një bashkëbisedim me analistin Fatos Lubonja, Berisha përmendi edhe një herë votën “Pro” të Bashës për zgjatjen e vettingut.

“A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri. Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, s’e mohoj, por i parëndësishëm. Po flirton dhe po flirton me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz”, tha Berisha në emisionin “Open”.

Partia Demokratike që prej 9 shtatorit ka filluar një “luftë civile”, nga e cila duket se do të dalë e copëtuar.

 


Video