Tremben nga Berisha! Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj nuk do të kandidojnë për kryetar të PD

5 May 2022, 21:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tremben nga Berisha! Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj nuk do të
Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj

Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, dy nga figurat më të përfolura si kandidatura për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 Majit të kësaj force politike, kanë konfirmuar për emisionin “Opinion” se nuk do të jenë në listën e kandidatëve. Kadilli ka deklaruar se nuk ka garë, ndërsa Shehaj nuk dha arsyetim.

Blendi Fevziu- Fatbardh Kadillit: Të të prezantoj si kandidat i përjetshëm për kryetar?

Fatbardh Kadilli: Nga sfida nuk heq dorë kurrë, por në këtë rast nuk ka garë.

Blendi Fevziu: Si nuk ka garë, nuk do të marrësh pjesë në këto zgjedhje?

Fatbardh Kadilli: Jo, në këto zgjedhje jo.

Blendi Fevziu: Por më ke thënë se do të marr pjesë në studio?

Fatbardh Kadilli: Të kam thënë se mbetem gjithmonë i vendosur që sfidën për ndryshimin dhe drejtimin e PD-së të mos heq dorë kurrë.

Blendi Fevziu: Nuk do të jesh kandidat për kryetar?

Fatbardh Kadilli: Në këtë rast jo sepse nuk ka garë.

Blendi Fevziu: Pra, më 22 Maj nuk do të kandidosh?

Fatbardh Kadilli: Jo, nuk do të jem në garë në datën 22 Maj.

Blendi Fevziu- Agron Shehajt: Do të kandidosh kësaj here?

Agron Shehaj: Jo.

Blendi Fevziu: Nuk kandidon as ti? E vendosur?

Agron Shehaj: Po, po e vendosur.

 


Video