Qeveria jep 10 milionë lekë për kurimin e Mark Markut

5 May 2022, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria jep 10 milionë lekë për kurimin e Mark Markut
Qeveria jep 10 milionë lekë për kurimin e Mark Markut

Këshilli i Ministrave ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh të vjetra për kurimin e analistit dhe ish-deputetit Mark Marku.

Në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëhet me dije se këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Markut, i cili ka kryer ndërhyrje në zemër.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që specifikon se fatura e shpenizmeve do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Mësohet se pedagogu Mark Marku ka bërë së fundmi një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në Tiranë.

Qeveria jep 10 milionë lekë për kurimin e Mark Markut


Video