Rama flet pas Gjiknurit/ Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS, çfarë do diskutohet dhe miratohet

4 May 2022, 20:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama flet pas Gjiknurit/ Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS,

Është zbardhur axhenda e Asamblesë së PS-së, e cila do të mbahet ditën e shtunë. Mësohet se ajo do të nisë në orën 10:00 dhe do të organizohet në ambientet e kompleksit "Xibraku" në Tiranë. 

Sipas axhendës, punimet do të hapen nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe pas tij, do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama.

Asambleja e PS-së do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit. Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të PS-së, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të  zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet  vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.


Video