
Mazhoranca ka rënë dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se data 16 maji, të jetë raundi i parë i votimit të Presidentit të Republikës.
Sipas Ballës, ashtu siç e përcakton edhe Rregullorja e Kuvendit, diskutimi do të bëhet vetëm mes grupeve parlamentare, çka lë të kuptohet se grupi i ish kryeministrit Berisha nuk do të jetë i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar mbi procesin.
"Nëse ju do insistoni deri në fund dhe doni mës humë kohë, konferenca e kryatreve të nderpres punimet dhe të vazhdojë në datën 10. Vetëm në këtë rast nuk kemi kriter një shkelje. Data 10 quhet data e fillimit të procedurës dhe më datë 15 apo 16 të jetë raundi I parë?
Për pjesën e dytë un nuk e marr rrezikun kushtetues përsipër. Atafet nuk duhet të jenë më shumë se 7 ditë dhe e thotë kushtetuta. Data 16 te jetë raundi i parë i zhvillimit. Besoj me këtë propozim kemi mbushur të gjitha pritshmëritë për një procez serioz.
Duke qenë se është një proces i rëndësishëm, unë do tju ftoja të tre kryetarëve të GP, po edhe Alibeajn që ne përvec kësaj pjese që lidhet me kushtetutën të mundësonim një dialog mbi bazen e disa parimeve. Kushtetuta ka qenë e thjeshtë por ezauruse për presidentin. Kaq na mjafton për të identifikuar presiudentin. Unë mendoj që disponibilitetin tonë e kemi për një process model I zgjedhjes së presidenti edhe në 2027 apo 2032. Rregullorja dhe Kushtetuta na informon se për cdo afat do vendosim afate të tjera. 15 maj ora 16:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve”, përfundoi Balla.