Topalli: Nuk e kam menduar asnjëherë që të bëhem kryetare e PD

4 May 2022, 13:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Topalli: Nuk e kam menduar asnjëherë që të bëhem
Në foto: Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka zhvilluar një intervistë për Klan News. Ajo është pyetur nëse ka ambicie për të qenë kryetare e partisë. Ish-nënkryetarja e selisë blu dhe ish-kryeparlamentarja Topalli tha se nuk e ka menduar asnjëherë në jetën e saj këtë.

“Jo nuk e kam menduar asnjëherë në jetën time për t’u bërë kryetare e partisë. Unë kam menduar gjithmonë që të them të vërtetat të një realiteti që kjo forcë politike ka kaluar gjatë këtyre tre dekadave. Ka një histori dhe një trashëgimi shumë të veçantë për të cilën nuk ka pse mos të jemi krenarë, ashtu sikurse ka kaluar 10 vitet e fundit, vite që nuk e nderojnë atë”, u shpreh Topalli.

 


Video