Shkatërrohet një tjetër bandë italo-shqiptare në fushën e trafikut të drogës në vendin fqinj. Arrestimet janë ekzekutuar në Firenze, Pistoia dhe Pisa. Policia arrestoi nëntë persona, nga të cilat shtatë janë shqiptarë dhe dy italianë.
Ata akuzohen për trafik kokaine dhe marijuanë. Mediat italiane kane publikuar vetem emrat e katër shqiptarëve te arrestuar në kuadër të operacionit "Sabbia 2 " janë; Lulezim Shkurtaj, Eduart Tahiraj, Floriand Tahiraj dhe Robert Lazaj. Mediat italiane kanë publikuar fotot e tyre dhe skemën si funksionte banda kriminale.
Antonio Guastalegname, një biznesmen italian është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë për hetimin e mafies së Ndrangheta-s. Duke folur për trafikun e drogës ai përmend disa herë Valerio Navarran, i cili konsiderohet nga hetuesit si shumë i afërt me Antonio Giuseppe Accorinti, një prej bosëve të drogës në Toskana.
Sipas të penduarit të drejtësisë, Navarra kishte kontakte me disa trafikantë shqiptarë dhe kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare. “Subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, ose një tjetër figurë e rëndësishme në politikën shqiptare”, shprehet ai. Ai shprehet se këtë lidhje e ka mësuar nga një person që quhej Eduard ose Robert gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna.
Hetuesit kanë zbuluar se bëhet fjalë për Robert Lazajn, të lindur në Shqipëri në vitin 1972. Dyshimet e tyre janë vërtetuar edhe nga biznesmeni italian i cili e ka njohur personin në fjalë sapo e ka parë në foto.
“E konfirmoj. Ky është personi të cilit i referohesha. Ai është i afërmi i ministrit në qeverinë shqiptare që ka siguruar mbulimin e këtyre trafiqeve”, shprehet ai./Calabria7.it