"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e 19 vjeçarit që humbi jetën në aksident me makinë (Foto)

4 May 2022, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e
Në foto: 19 vjeçari Armando Pacani i cili humbi jetën në aksident

Disa ditë më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, në afërsi të Knallës. Si pasojë e këtij aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit, Armando Pacani vetëm 19 vjeç. Gjithashtu mbeti i lënduar edhe pasagjeri që ndodhej në makinën që ka përfunduar në një kanal anësor.

"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e

Njoftimi i policisë:

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Miqtë dhe shokët e klasës së Armandit e kanë kujtuar shokun e tyre duke i vendosur, disa lule në tavolinë shenjë respekti ndaj Armando Pacanit. Për shkollën profesionale "Kolin Gjoka" të qytetit të Lezhës, mësimi nuk nisi si cdo herë tjetër, sot mungon nxënësi i tyre i dashur Armando Pacani.

"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e

Njoftimi i shkollës:

Për shkollën profesionale "Kolin Gjoka" të qytetit të Lezhës, mësimi nuk nisi si cdo herë tjetër, sot mungon nxënësi i tyre i dashur Armando Pacani, i cili humbi jetën pak ditë më parë në menyre tragjike nga një aksident me makinë.
Armando do ju mungojë shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës dhe gjithë shoqërise!
Drejtori DRAP Lezhë z. Hasan Muça, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes!
U prehsh ne paqe Armando!

"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e

"Armando do ju mungojë shokëve", rrëqethin miqtë e



Video