‘Shefi paska qenë i zënë’, Braçe reagon pas skandalit seksual me komisarin e Divjakës

3 May 2022, 23:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Shefi paska qenë i zënë’, Braçe reagon pas
Erion Braçe

Rasti i shefit të komisariatit të Divjakës i denoncuar në emisionin “Stop” ka sjellë një reagim të ashpër edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe.

Në një postim në rrjetet sociale deputeti Braçe ironizon rastin duke thënë se “shefi paska qenë i zënë shumë” me punë të tjera dhe nuk e ka pasur mendjen të merret me problemet e zonës. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Braçe kishte denoncuar vjedhjen e telave të energjisë elektrike në Divjakë.

“Dhe une kerkoj te kapin hajdutet e telave te energjise!! Shefi qenka i zene shume! Turp e neveri!” shkruan Braçe.

Shefi i Krimeve të Divjakës i dërgonte mesazhe një gruaje që kandidonte për police burgu, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë, denoncuesja do të kishte në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar


Video