
Qendrës laboratorike ‘INTERMEDICA’, tashmë është kthyer në një qendër diagnostikuese, pasi i janë shtuar të tjera paisje moderne, duke çuar në një kompletim të plotë të kësaj qendre ku pacientët mund të kryejnë të gjitha llojet e analiza qoftë laboratorike por edhe imazherike.
Administratori i rrjetit Intermedica, doktor Vasil Llajo tregon se kjo erdhi si nevojë për të qenë sa më pranë pacientit, që ky i fundit të mos shkojë në pika të ndryshme për të kryer analizat, por t’i kryejë në një qendër të vetme.
Mjeku shton më tej se analizat imazherike nga Intermedica do të jenë dhe online në real time, ku mund t’i shohin dhe mjekë të tjerë që ndodhen jashtë Shqipërisë.
Sipas doktor Vasil Llajo, qendra laboratorike Intermedica i afrohet diagnozës së vërtetë deri në shkallën maksimale që mund të ketë një qendër diagnostikuese.
“Laboratori mjekësor INTERMEDICA kompletoi misionin e vet, duke instaluar të gjitha analizatorër laboratorikë më modern dhe duke bërë korelacion dhe me laboratorët më të mëdhenj në botë. Intermedica pranon çdo lloj analize që ka literature mjekësore. U kompletua diagnoza laboratorike e cila thuhet se 75% e diagnozës përcaktohet nga laboratori, por që të kompletosh diagnozës, që të kompletosh të gjithë strukturën e kërkesës që ka një mjek për të nxjerrë diagnozën e sakt duhen dhe ekzaminime komplementare. Ekzaminimet komplementare imazherike është hapi I dytë që bëhet për të qenë I kompletuar si një qendër diagnostikuese.
Ideja për të bërë pacientin që të paraqitet dhe ta mbylli ciklin, trë gjëndet aty ku ai nuk do të fragmentojë diagnozën, laboratorike ta bëjë tek ne dhe imazherike diku tjetër; dhe për të mos ta lodhur pacientin, nga kjo lindi nevoja dhe ideja për të krijuar një qendër diagnostikuese që t’I afrohet pacientit. Ne t’i afrohemi pacientit dhe jo pacienti të vijë dhe të kërkojë zgjidhje në disa pika të ndryshme.
Fakti që ne instaluam një skaner me 32 prerje dhe me rikonstruksione imazherike dixhitale, tregon që ne synojmë që të ofrojmë ato cilësi më të mira që ka analizatorët si në laborator, por edhe në imazheri.
Këto analizatorë imazherikë do të jenë të lidhura me sisteme të tilla online në real time imazhi jashtë Shqipërisë që ekzaminimi të jetë i ndjekur dhe nga mjekë të tjerë që mund të jenë në distancë.
Kjo qendër e re kompleton diagnozën në afërsi, jo 100%, por i afrohet diagnozës së vërtetë deri në shkallën maksimale që mund të ketë një qendër diagnostikuese. Kemi edhe plane të tjera për të ardhmen për investime të tjera. “ tha doktor Vasil Llajo për emisionin Hipokrati.