“Nga 500 metra, do të bëj 40 kilometra", banorët e Rinasit sërish në protestë për devijimin e rrugës

3 May 2022, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nga 500 metra, do të bëj 40 kilometra", banorët e

Dhjetëra banorë të zonës rreth Rinasit kanë bllokuar rrugën për në aeroport, pasi kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së.

Ata shprehen se u duhet të bëjmë shumë kilometra për të shkuar në punë apo shkollë, pasi rruga është me një sens lëvizje.

“Jo nuk kemi qenë në dijeni të këtij vendimi. U dha njoftimi në televizor dhe në darkë pamë polici gjithandej. Unë e kam punën 1 km larg, ndërkohë po më detyrojnë të udhëtoj më gjatë. Po shkoj në këmbë në punë”, u shpreh një banor.

"Janë gati 1 mijë banorë që preken nga devijimi i kësaj rruge, është i gjithë fshati i Rinasit, kemi shkollën, kemi ambulancën, një veprim që duhet të bëjmë, më shkon 40 mijë kilometra në ditë vetëm me pi kafen ku e pi çdo ditë, është keqmenaxhim. Ata do të qetësohen, dhe do mendohen më mirë, Qafa Kasharit do të mbledhë gjithë Shqipërinë në një rrugë, që edhe aty është vetëm me një kalim" tha një tjetër.

Ndërsa një tjetër tha se ky aks është bërë i rrezikshëm për banorët, pasi makinat po ecin me shumë shpejtësi dhe nuk ka as torturuare, ku qytetarët të ecin në këmbë.

Në vendngjarje ndodhen forca të shuma policie.


Video