Asnjë humbje jete dhe vetëm 10 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

2 May 2022, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asnjë humbje jete dhe vetëm 10 raste të reja me Covid në 24

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 535 testime, ndërsa 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.

Janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.


Video