Prokuroria e Palermos i kërkon SPAK-ut sekuestron e 18 mln eurove të mikut italian të Taçit

2 May 2022, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria e Palermos i kërkon SPAK-ut sekuestron e 18 mln eurove të
Francesco Zummo dhe Rezart Taci

Shuma prej 18 milionë euro në emër të Francesco Zummo-s, biznesmenit italian të lidhur me mafien që dyshohet se do pastrohej nëpërmjet një transferte që po kryhej në Shqipëri, është vënë në një sekuestro të dytë, këtë herë me kërkesë të autoriteteve italiane.

Sipas Tv Klan, Prokuroria e Palermos, sektori Antimafias me anë të një letërporosie të dërguar pranë SPAK, i kërkoi kësaj të fundit ta vendos në sekuestro preventive për llogari të një vendimi të dhënë nga gjykata italiane. Kërkesa e italianëve është pranuar në mars nga GJKKO dhe vendimi i sekuestro është ekzekutuar.

Më herët në nëntor, Prokuroria e Posaçme e bllokoi llogarinë pas hetimeve që po kryente vetë për biznesmenin e hidrokarbureve Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij të afërt Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Të tre këta persona me në krye Taçin, dyshohet se kishin marrë përsipër të kryenin transfertën e 18 milionë eurove të përfituara nga aktiviteti kriminal i Zummo-s drejt Zvicrës, me qëllim pastrimin e saj.

Shuma monetare tashmë konsiderohet nga dy Prokuroritë si produkt i veprave penale që po hetojnë në dy procedime paralele pasurore.


Video