Autobusi në Lanë, arrestohet shoferi i urbanit

2 May 2022, 14:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autobusi në Lanë, arrestohet shoferi i urbanit

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobusit në Tiranë i cili pak ditë më parë përfundoi në lumin Lana. Shoferi i linjës së Unazës që u përfshi në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht.

Njoftohet se M. K., 62 vjeç, është proceduar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.”

 


Video