Ngjarja horror në qytetin e Korçës, ku një grua kishte lindur fëmijën dhe për rreth një muaji e kishte futur në valixhe dhe e kishte fshehur në dollap, bashkëshorti i saj ka dhënë një dëshmi të shkurtër para gazetarëve.
Burri deklaron se 6 muaj e fundit ndodhej në emigracion në Greqi dhe ishte thyer në banesën e tij para një muaji. Ai shprehet se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi. I pyetur nëse mendon se fëmija ishte i tij, ai thotë se nuk e di, por dyshon se nuk është.
“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i mi, besoj se jo. 6 muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, u shpreh ai.