Iu bashkua foltores së Berishës, sekuestrohet pasuria e deputetit të PD (Emri)

3 May 2022, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu bashkua foltores së Berishës, sekuestrohet pasuria e deputetit
Në foto: Deputeti i Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasëm Mahmutaj. Togat e zeza të së Posacmes vendosën konfiskimin e 2 pasurive të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe e apartamente në pronësi të deputetit, me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Burime për mediat shkruajnë se Mahmutaj është deputeti i parë i republikës së Shqipërisë që i konfiskohet pasuria. Pasuritë u konfiskuan me kërkesë të SPAK pasi Kasëmi është vëllai i Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së.

Me dyshimin se pasuritë e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti.

Iu bashkua foltores së Berishës, sekuestrohet pasuria e deputetit

Referuar vendimit të gjykatës tre vëllezërve mahmutaj i janë sekuestruar, një pallat, apartamente automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi. Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020. Ai njihet si person me precendent kriminal. Mahmutaj rezulton i dënuar me 25 vite burg për për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.


Video