Akuzohej për “vrasje në tentativë”/ Lirohet nga qelia efektivi i “Delta Force”, djali i kryeplakut rezulton i pastër

3 May 2022, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Akuzohej për “vrasje në tentativë”/ Lirohet nga qelia

Gjykata e Vlorës ka nxjerrë nga burgu ditën e sotme efektivin e “Delta Force” Lisjan Myrtaj, i cili pak ditë më parë u përfshi në një konflikt të armatosur në qytetin bregdetar.

Myrtajt ju vunë prangat pasi në vendngjarje në lagjen “10 korriku”, u gjetën dy lloje gëzhojash, një model që i përket armës së punës së efektivit dhe modeli tjetër dyshohet nga arma e Juxhin Todi (alias Aliaj), duke patur të shtëna nga më shumë se një armë.

Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, efektivi Lisjan Myrtaj ka pranuar se ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit tjetër, por është shprehur se gjithçka e ka kryer për qëllime vetëmbrojtje dhe jo kriminale.

Prokurori Albert Kuliçaj, i tha trupës gjykuese se ndaj punonjësit të policisë kishte nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe kërkoi mbajtjen në qeli, por gjyqtari vendosi ta lirojnë Lisjan Myrtaj, për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore rezultoi se personi Juxhin Aliaj, djali i kryeplakut të Kaninës, i publikuar nga mediat në Vlorë si protagonist në këtë ngjarje, s’ka asnjë lidhje me këtë përplasje dhe nuk ka qënë në vendgjarje.

Por tre ditë më parë Policia dhe vetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore njoftoi se bëhej fjalë pikërisht për Juxhin Todin (alias Aliaj). “Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa shtetasi Juxhin Todi është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e AMP-së.


Video