Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se askush, qofshin edhe përfaqësues të vendeve perëndimore nuk mund të përcaktojnë kryetarin e Partisë Demokratike.
Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me faktin që zyrtarët e larte amerikan Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, takuan Alibeajn dhe jo atë, Berisha iu përgjigj:
“Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi në dhjetor, zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe fiksoi një takim në Uashington me të. Kësaj here takuan pasardhësin e Bashës.
Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja ku e majta e SHBA dhe mbarë botës nuk do mund t’i caktojë kryetarin forcës demokratike të Shqipërisë, pastaj të tjerat janë çështje protokollesh”, tha Berisha.