Nuk u zgjodh pjesë e Këshilit të PD/ Kulluri: Numërimi i votave në mënyrë staliniste, 'Rithemelimi' njësoj si Lul Brava

3 May 2022, 17:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk u zgjodh pjesë e Këshilit të PD/ Kulluri: Numërimi i

Edvin Kulluri ka hedhur akuza të forta mbi numërimin e votave për kandidat për Këshillin Kombëtar të PD-së, pas Kuvendit të 30 Prillit, ku ai nuk arriti të shpallej fitues.

Sipas Kullurit, personat që vitin e kaluar vodhën vota për të bërë kryetar të PD, Lulzim Bashën, i vodhën sërish ato për të bërë pjesë të Këshillit Kombëtar, njerëz që sipas tij nuk kanë kontribut në parti.

“Zgjedhja e Këshillit Kombëtar ishte një produkt problematik. Shumë nga emrat që u zgjodhën ishin anonim, nuk ishin personalitetet të shquara lokale. Nuk plotësojnë asnjë kusht, shumë nga emrat që janë zgjedhur aty. Hajdari të cilën e kanë sulmuar pafund, e njëjta anëtarësi e partisë, partia ka ndryshuar mendje dhe e votuan masivisht. Hajdarin e kam mbrojtur sepse nuk ishte faji i tyre që u përjashtuan, por nuk e kuptoj dot votën e këtyre njerëzve. Unë dhe Ibseni jemi njerëzit që kemi ngritur gjithë këtë kauze. Tradita e numërimit të votave në mënyrën stalisniste vazhdon të jetë i njëjti. Personat që kanë vjedhur vota për Bashën, janë tani ata që numërun votat për Këshillin Kombëtar.”, u shpreh ai.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve për kryetar të PD që mbahen më 22 Maj, Kulluri deklaroi se Komisioni i Rithemelimit njësoj si Lulzim Basha lë pak ditë për kandidatët e tjerë.

“Këtu nuk ka të ardhme në PD. PD është e përçarë në bazë, kjo pasi pjesë më e madhe e deputetëve të grupit Parlamentar nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit. Kanë lenë 13 ditë për garën për kryetar, njësoj siç bëri edhe Lul Brava.”, tha Kulluri për Report tv, i cili më parë ka shprehur dëshirën për kandidim.


Video