Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

3 May 2022, 13:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët
Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i është drejtuar Parlamentit shqiptar pasditen e së martës me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina.

Ndërsa uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, lideri ukrainas solli në vëmendje mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton ndërsa theksoi se qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin.

Ashtu siç u është drejtuar vendeve të tjera të Evropës, Zelenskyy kërkoi nga Shqipëria që të marrë masa kundër Rusisë. Ai bëri thirrje që të kufizohet tregtia me Rusinë si dhe të mbyllen portat për anijet dhe turistët rusë.

Kurrë nuk mund ta dini tha ai, nëse ata që vijnë mund të jenë ata që kanë kryer masakrën në Bucha apo mizori të tjera në Ukrainë.


Video