Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia ka nisur shoqërimet e para të banorëve që kanë bllokuar rrugën e Rinasit për shkak se kundërshtojnë projektin që devijon rrugën.
Deputetja e PD, Andia Ulliri qëndroi në vijën e parë të protestës përballë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë krijuar një kordon sigurie për të mos lejuar më bllokimin e rrugës nga protestuesit.
“Forcat e policisë kërkojnë të bëjnë detyrën e tyre por në momentin që do të ketë dhunë nuk do ketë tolerancë”, u shpreh Andia Ulliri.
Pas disa momentesh tensione, situata është qetësuar duke bërë që qarkullimi të rinisë normalisht. Megjithatë banorët thonë se nuk do tërhiqen nëse nuk marrin garanci me shkrim se rruga do të kthehet sërish si më parë.