Marrëveshje Rama-Basha për kodin zgjedhor? Alibeaj përgënjeshtron portalin e Zenit

2 May 2022, 23:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marrëveshje Rama-Basha për kodin zgjedhor? Alibeaj
Enkelejd Alibeaj dhe lajmi i publikuar nga portali i Shkëlzen Berishës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar nga televizioni i Shkëlzen Berishës në emisionin “Çim Peka Live” se ka një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në emër të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj thotë se kjo është shpifje e deputetit Flamur Noka ndaj tij dhe deputetes Jorida Tabaku.

Alibeaj thekson e gjitha është një sajesë dhe se ai dhe asnjë koleg në PD nuk ka lidhje me dokumentin që konsiderohet “sekret”.

“Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë”, thuhet në reagimin e Alibeajt.

Marrëveshje Rama-Basha për kodin zgjedhor? Alibeaj


Video