Përveç Jul Dedës, kush është aktorja tjetër që zgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

2 May 2022, 12:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përveç Jul Dedës, kush është aktorja tjetër

Komisioni Qendror i Numërimit në një konferencë për mediat bëri me dije emrat e rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Në listën me 150 anëtarët e rinj të Këshillit, bie në sy emri i aktorit të njohur Julian Dedës.

Juli, prej vitesh e ka shprehur hapur bindjen e tij politike si dhe mbështetjen për Partinë Demokratike.

Në listën e publikuar nuk figuronte vetëm emri i tij por edhe ai i një aktoreje tjetër shumë të njohur të emisionit të humorit “Klanifornia”.

E qeshur dhe e çiltër njësoj si doza e humorit të saj, bëhet fjalë për Esmeralda Metkaj ose e njohur ndryshe si ‘Cubi’, e cila servir si gjithnjë rolet e saj të spikatura në spektaklin e mbrëmjeve të së shtunës në Tv Klan.

Ajo ka shoqëruar prej vitesh Julian Dedën në shumë role gjatë karrierës së tyre, si në “Apartamentin 2XL” ashtu edhe në “Klanifornia”.

Përveç Jul Dedës, kush është aktorja tjetër



Video