Zhgënjehet Evi Kokalari dhe nxjerr listën me 11 emra: Do doja të ishin pjesë e Këshillit Kombëtar

2 May 2022, 15:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhgënjehet Evi Kokalari dhe nxjerr listën me 11 emra: Do doja të
Evi Kokalari

Kuvendi i Partisë Demokratike i mbledhur më 30 Prill zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por duket se anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari nuk është e kënaqur aspak nga lista fituese.

Ajo ka renditur 11 emra, për të cilët i vjen keq dhe ndihet e zhgënjyer që ata nuk janë pjesë e Këshillit Kombëtar. Mes emrave bie në sy dhe ai i Ibsen Elezit dhe Edvin Kullurit, që njihen si kritik dhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i Evi Kokalarit:

Më erdhi shumë keq që nuk i pashë këta emra të zgjidhen në Këshillin e PD-se. Ndoshta duhet të kishim lobuar më shumë për ta, por sinqerisht jam e zhgënjyer që asnjë nga këta individ nuk janë pjesë e Këshillit sot.

Nikolla Kedhi
Gjorg Kodra
Enri Ceno
Petro Vokopola
Mekeid Selmani
Keda Kacelli
Melisa Braci
Besa Manaj
Edvin Kulluri
Ibsen Elezi
Erges Eskiu

To be continued…


Video