Nesër në orën 13:00, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do i drejtohet në lidhje live deputetëve të vendit tonë. Orën e ka bërë me dije Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi drejtuar deputetëve.
Zelensky do t’i drejtohet Shqipërisë në vazhdën e adresimeve që ai ka bërë që nga fillimi i luftës, nëpër parlamente të vendeve evropiane dhe vendeve tjera aleate, të cilat e kanë përkrahur Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, të nisur më 24 shkurt.
Adresimi në Kuvendin e Shqipërisë pason një telefonatë që Zelensky i ka bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në javët e para të luftës në Ukrainë për t’iu falënderuar këtij të fundit për përkrahjen dhe kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se ciles Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.
Faleminderit!