Një prej risive të listës së re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u zgjodhën në Kuvendin e organizuar nga Berisha ishte emri i artistit Bujar Kapexhiu.
Ai shpesh është parë krah PD, edhe kur ajo drejtohej nga Basha, ndërkohë që mbahet mend për shfaqjen krah Presidentit Ilir Meta në mitingun që ai thirri më 2 mars 2020. Sipas tij Kapexhiu, 5 deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit të Berishës patën presion nga ndërkombëtarët.
Për të shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është absurditet, ndërkohë që thotë se s’ka asnjë problem që ish-Kryeministri nuk shkon dot
“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde. Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë! Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu.