Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë pasditen e të mërkurës. Në fokus të diskutimeve do të jetë Asambleja e PS-së që do të mbahet më 7 Maj në orën 10:00.
Ky organ i PS do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit. Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të PS-së, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.
Nesër do të mblidhet gjithashtu dhe Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.