
Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike, i dalë nga Kuvendi i 30 Prillit, pritet të zhvillojë mbledhjen e parë të tij mes datës 10-12 maj.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e anëtarëve të rinj të këtij Këshilli dhe përveç konstituimit, në këtë mbledhje do të votohet edhe për nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm, sekretariatin dhe anëtarët e Kryesisë. Ende nuk dihen emrat se cilët kandidatë do të hyjnë në garë për këto poste.
Javën e ardhshme, demokratë e Komisionit të Rithemelimit pritet të kenë zgjedhur dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, pasi shkarkuan nga ky post Enkelejd Alibeajn në Kuvendin e 30 Prillit. Pasuesi i këtij të fundit do të otohet nga Këshilli Kombëtar si nënkryetar i PD, dhe më pas automatikisht merr edhe drejtimin e grupit parlamentar. E njëjta procedurë ndiqet edhe për pozicionin e nënkryetarit tjetër, i cili mban funksionin e nënkryetarit të Parlamentit.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhja e strukturave drejtuese, do të pasohet me 22 maj me zgjedhjen e kryetarit të ri. Kandidatët kanë afat deri në 7 Maj të aplikojnë, ndërsa deri tani ka konfirmuar kandidaturën vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.